Grenell reagon ndaj Marta Kos për vendimin e Hagës: “Kjo nuk është drejtësi, është një njollë për Evropën”

Richard Grenell ka reaguar ndaj deklaratës së përfaqësueses së Bashkimit Evropian, Marta Kos, në lidhje me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së.

Kos deklaroi se vendimi i gjykatës duhet të respektohet, duke nënvizuar se Dhomat e Specializuara janë një gjykatë e pavarur. Ajo theksoi gjithashtu se personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë vendimin.

Ndërkohë, Grenell shprehu një qëndrim të kundërt me atë të përfaqësueses së BE-së.

Përmes një postimi në platformën X, ai kritikoi procesin gjyqësor, duke thënë se nuk e konsideron atë si drejtësi.

“Jo. Të mbash dikë në burg për gjashtë vjet për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë, është e turpshme. Evropa duhet t’i reformojë institucionet e saj dhe politikat e saj. Kjo nuk është drejtësi; është aktivizëm i elitave.

Është një tjetër njollë për Evropën. Financimi për këto gjykata radikale duhet të ndërpritet menjëherë”, shkroi Grenell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *