Ina Zhupa denoncon “skemën e frikshme”. News24 u dëbua brutalisht, godina dyshohet se u kthye në bazë të “Kayo”-s

Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa, e cilësoi “Kayo”-n si “skemën më të frikshme” në Shqipëri, duke iu referuar edhe skandalit të News24, ku televizioni u nxor forcërisht nga godina ku ushtronte aktivitetin.

Sipas Zhupës, godina që më parë shërbente si seli e News24, BalkanWeb dhe gazetës Panorama, u mor në mënyrë brutale nga “Kayo” me qëllim shndërrimin e saj në një “seli krimi”.

“Skema Kayo ishte skema më e frikshme që ne kemi parë”, deklaroi Zhupa nga Komisioni i Medias, duke akuzuar se procesi nisi me dëbimin e gazetarëve dhe marrjen e materialeve të tyre të punës.

Sipas saj, godina e institucioneve mediatike News24, BalkanWeb dhe Panorama do të përdorej më pas si seli e “Kayo”-s.

Zhupa iu referua gjithashtu dyshimeve dhe akuzave për trafik armësh ndaj kësaj strukture. Ajo deklaroi se, sipas Ronit Yeffetit, armët merreshin nga Afrika, silleshin në Shqipëri dhe më pas përdoreshin për trafikim.

“Sepse aty nuk prodhohet, sepse nga aty nuk eksportohet, por nga aty dalin armë”, tha Zhupa, duke shtuar se bëhej fjalë për armë që, sipas saj, vinin nga Afrika dhe më pas përdoreshin në rrugët e trafikut të armëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *